Akuzat për zgjedhjet e 2020-s, Trump mbërrin në Washington. Pritet të dalë para gjykatës

Former President Donald Trump arrives at Ronald Reagan Washington National Airport, Thursday, Aug. 3, 2023, in Arlington, Va., as he heads to Washington to face a judge on federal conspiracy charges alleging Trump conspired to subvert the 2020 election. (AP Photo/Alex Brandon)

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në Washington DC, për t’u paraqitur në gjykatën federale. Ai do të përballet me akuzat e ngritura pas hetimit të prokurorit special Jack Smith, lidhur me përpjekjet e ish-Presidentit për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sipas asaj që shkruan CNN, pas mbërritjes në gjykatë Trump pritet që të vihet nën arrest për herë të tretë në katër muaj. Më pas ai do të dalë para trupës gjykuese. Ish-presidenti po ashtu pritet të deklarohet i pafajshëm dhe në fund të seancës të lihet i lirë, në pritje të gjykimit.

Gjykatësi i çështjes James Boasberg

Prokurorët federalë thanë në dokumentet e akuzës se Trump “ishte i vendosur të mbetej në pushtet” pas humbjes së zgjedhjeve dhe se bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij orkestroi një komplot për të ndryshuar rezultatet, që çuan në sulmin e 6 Janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Trump, i cili është kryesuesi i Republikanëve për presidencialet e vitin 2024, është nën akuzë edhe për një tjetër hetim të Smith për dokumentet e klasifikuara. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa e ka konsideruar çështjen si politike./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share