Teksa zhvillohet dita e dytë e gjyqit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke i konsideruar të pagëlltitshme akuzat ndaj tyre.
“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në gjyq u shpreh: “Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr”. /tvklan.al