Derisa me mijëra familje në Maqedoni mezi mbijetojnë, derisa pagat nuk arrijnë të mbulojnë as edhe produktet themelore të ushqimit, funksionarët qeveritarë të Mickoskit gostiten me ushqime luksoze.
Akuza vjen nga LSDM-ja, të cilët komunikatës ia kanë bashkangjitur edhe dokumente të ushqime ku dominojnë fruta deti.
“Kjo Qeveri kërcënonte se s`ka para për rritje të pagave, por qartë shihet se ka për gostitë qeveritare. Të njëjtit ata që para disa muajve thonin se “nuk e kanë provuar as rrushin” sot me para shtetërore porosisin ushqime luksoze, të kapshme vetëm për më të pasurit. Ky shtet nuk ështe restoran privat i Mickoskit dhe elitës së tij. Funksionarët qeveritar janë të ngopur, por populli është i urritur – jo vetëm për ushqime, por edhe për drejtësi” – thonë nga LSDM.
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja, duke e quajtur lajm të rrejshëm njoftimin se Qeveria furnizohet me ushqime luksoze.
Sipas tyre, bëhet fjalë për marrëveshje kornizë për furnizim me ushqime, nëse ka nevojë gjatë vizitës së delegacioneve. /tvklan.mk/