Akuza kundër Merkos/ Gjykata Penale Shkup u deklarua jokompetene, lënda është dërguar në Gjykatën e Strugës

Gjykata Themelore Penale Shkup u deklarua jokompetente për të vepruar në lidhje me aktakuzën që Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e dorëzoi kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare.

Nga Gjykata Penale Shkup theksojnë se, lënda do t’i dorëzohet Gjykatës Themelore Strugë, duke pasur parasysh se, ajo është kompetente të veprojë. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ditë më parë publikoi se, pas një hetimi më të gjatë, ka dorëzuar akuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për furnizimin e automobilit luksoz “audi” në shpenzim të komunës. Merko akuzohet për vepër penale, sipas nenit 353 paragrafi 4, alina 1 nga Kodi Penal, sipas të cilit parashihet dënim me burg prej një deri në pesë vjet./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share