Akuza e Haxhiut: Kryeministrat tjerë s’flitnin për dhunë në familje

Çdo ditë nga 365 të tilla që kaluan, mesatarisht brenda tetë familjeve pati dhunë.

Këso raste që për një vit u regjistruan 2 mijë e 735, në konferencën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike u tha se janë në rritje, raporton Klan Kosova.

Ato rëndom po ndodhin mes bashkëshortëve, e viktimat më të shpeshta janë gratë në rastet ku mbi 80% e të dyshuarve janë burrat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rekordin e rasteve e mban Prishtina me 910 sosh, e pasuar nga Peja me 338 raste.

Por, sipas ministres së Drejtësisë, rastet po rriten për shkak se ato tash po raportohen.

Këtë dukuri, Albulena Haxhiu, u lavdua se po e luftojnë më shumë se që bënë qeveritë e kaluara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share