Aktori i njohur turk ndërron jetë në aksident trafiku

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në Amasya të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur mes një minibusi dhe një kamioni.

Raportohet se minibusi me pjesëtarët e teatrit të Amasya është përplasur me një kamion. Në mesin e viktimave është edhe aktori i njohur, Burak Topçu.

Të lënduar kanë mbetur 8 persona.

Pas ekzaminimit, trupat e nxjerrë nga minibusi u dërguan në morgun e spitalit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për aksidentin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share