Aktivistja Greta Tunberg arrestohet në protestat në Hagë

Policia e Holandës arrestoi aktivisten suedeze, Greta Thunberg këtë të shtunë.

Thunberg po marshonte kundër subvencioneve të karburanteve fosile.

Rreth 100 protestues tentuan të bllokojnë autostradën A12 për në Hagë, e cila lidh kryeqytetin holandez me kufirin gjerman.

Policia e largoi me forcë Thunberg pasi ajo refuzoi të largohej vullnetarisht. Atë e futën në një autobus, aty ku pastaj i vendosën edhe protestuesit e të tjerë.

Policia ka komentuar përmes rrjetit social, X se bllokimi i rrugës nuk është i autorizuar nga këshilli i qytetit të Hagës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share