MPB: Bastisjet në ”Tabanoc” – pamje dhe detaje nga aksioni policor

KALLËZIM PENAL KUNDËR 12 PERSONAVE

PTHP përmes një komunikate njofton se pas procedurës disamujore parahetimore, në bazë të njohurive se në vendkalimin kufitar Tabanoc, një grup I zyrtarëve policor, në mënyrë të organizuar kanë kryer veprime inkriminuese me elemente korruptive, nën udhëheqje të prokurorit public ishte zbatuar një aksion policor. Gjatë aksionit janë kryer bastisje të 27 zyrtarëve policor, si dhe bastisje në hapësirat zyrtare në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe shtëpitë e një pjese të të denoncuarve, ku janë ndaluar 9 zyrtarë të policisë.

Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime kriminalistike – Njësia për korrupsion, në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sic njofton KlanM, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 12 personave – 11 nga Kumanova dhe një nga Kratova, të punësuar në Stacionin policor për kontrolle kufitare – Tabanoc, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “bashkim kriminal”, “mitmarrje” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sic thuhet në komunikatën e Prokurorisë, në fillim të vitit 2020, të dyshuarit – Komandanti I Stacionit Policor, dy policë me gradë më të lartë dhe një zyrtar policie, kanë krijuar grup që ka pasur qëllim kryerjen e veprës penale “Mitmarrje” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, vepra këto që mund të dënohen me së paku 3 vite burg.

I dyshuari I parë, sic njofton KlanM, fillimisht si udhëheqës I turnit e më pas si Komandant I Stacionit policor ka shpërndarë tre të dyshuarit tjerë në vende pune nëpër kabinat ku ka fluks më të madh të udhëtarëve dhe kanë pasur detyrë të kërkojnë dhe të pranojnë dhurata nga 5, 10, 20 ose 30 euro, për veprime që nuk kanë guxuar t`I kryejnë.

Prokuroria njofton se nga fillimi I vitit 2020 e deri më 25 Dhjetor 2022, kanë marrë mitmarrje, kurse për cdo muaj, të dyshuarit të parë I kanë dhënë nga 150 euro.

Më 25 Dhjetor, sic percjell KlanM,  gjatë aksionit të zbatuar tek të dyshuarit janë gjetur gjësende, dhurata dhe shuma të mëdha parash.

Sic njoftohet, tek I dyshuari I katërt janë gjetur 15.795 euro ne monedha nga 5, 10, 20 euro dhe 30 franga zvicerane, kurse tek I dyshuari i parë janë gjetur 210.000 denarë.

Njëkohësisht në ndërtesën e Vendkalimit Kufitar Tabanoc, në një enë metali janë gjetur 420 euro dhe 20 franga zvicerane, që të dyshuarit i kanë fshehur si mitmarrje të ditës.

Gjatë ditës së djeshme, sic percjell KlanM, Prokurori Publik, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar propozimin për shqiptimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit, paraburgim prej 8 ditëve për dy persona, derisa për pesë të tjerë për të cilët zhvillohet procedura e shkurtuar, propozi masa për sigurimin e prezencës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share