Aksionet policore! Mickoski dhe Mexhiti presin njoftimet zyrtare të organeve kompetente!

Kryeministri Mickoski u ka kërkuar falje qytetarëve, për shkak të prezencës së shtuar të policisë së uniformuar në terren, duke pohuar se kanë ekzistuar mundësitë që aksioni të kontaminohet.

Mickoski nuk ka komentuar aksionet duke pohuar se do të presë njoftimet zyrtare nga organet kompetente.

“Ditën e kam nisur me një sërë takimesh dhe nuk kam patur mundësi të kontaktoj me personat e Ministrisë së Brendshme. Komunikimi i fundit ka qenë herët në mëngjes. Unë kam disa informacione bazë, por do të përmbahesha nga çdo koment derisa të ketë një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme”, tha Mickoski. 

Në të njëjtën vijë ishte edhe Zv/Kryeministri Izet Mexhiti. Por, ai duke komentuar rrëmujat në vendkalimet kufitare me Kosovën, potencoi se kanë lidhje me operacionet policore në këtë zonë.

“Mendoj që ka lidhshmëri kolonat e gjata mbrëmë në Bllacë dhe aksioneve policore. Sipas informative që jepë MPB –ja. Edhe një here potencoj që lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike dhe jo me parada para fëmijeve dhe familijarëve të tyre sepse nuk kemi nevojë për të bërë filma por thjeshtë pra procedurat të shkojnë deri në fund për secilin që e ka thyer ligjin dhe askush nuk është mbi ligjin. Ndërsa për detajet , mendoj se ketë punë ia lëmë gjyqësisë, prokurorisë dhe MPB”, deklaroi Mexhiti. 

Mexhiti u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të lejojnë që proceset të shkojnë deri në fund, kurse gjyqësori dhe prokuroria ta bëjnë punën e tyre. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share