Si Prokuror shtetëror mund t`ju garantoj se nga ana e Prokurorisë nuk ka rrjedhje të informacioneve që u ndihmojnë të dyshuarve që të arratisen – ka deklaruar Prokurori Republikan, Ljupço Kocevski, gjatë intervistës së të dielës për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur se janë shpeshtuar rastet kur të dyshuarit nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes duke përmendur me këtë rast edhe aksionin për grupin “Belanoca” ku 5 persona nga ky grup gjithashtu janë në arrati, Prokurori Kocevski thotë se “informatori” nuk është nga Prokuroria.
LJUPÇO KOCEVSKI – PROKUROR REPUBLIKAN
“Aksioni është deshifruar në fazën përfundimtare respektivisht një apo dy ditë para se të nis zyrtarisht aksioni. Pikërisht edhe për këtë rrethanë Prokuroria dhe tani është duke hetuar për të gjetur “informatorin” për deshifrimin e aksionit, megjithatë arritëm që dy ditë para aksionit të planifikuar një pjesë të të dyshuarve të arrestohen”
Prokurori Republikan, Ljupço Kocevski, nuk pret të shkarkohet përkundër kritikave të Kryeministrit për institucionin që drejtohet nga ai.
Mendimin pozitiv për të amnistuar “Organizatorët e 27 Prillit” thotë se Prokurorët nuk e kanë dhënë nën presione, kurse për ish-Kryeministrin Gruevski nuk e di nëse do të jepnin mendime poqese kërkohet amnistimi i tij. /tvklan.mk/