Në MPB ka informatorë, të cilët, ish-funksionarëve në pozita të larta ua japin sekretet kriminelëve për aksionet e policisë – ka deklaruar Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, lidhur me arratisjen e Grubit.
“Personin që përmendni është I pakapshëm për organet. Të dielën në orët e hershme të mëngjesit ai ka braktisur Maqedoninë me automjete me targa diplomatike. Zyrtari policor I policisë kufitare bën gabimin kardinal, në vend të konstatojë se ai është në stop-litsë, I shqetësuar nga madhështia politike e personit që del nga shteti ose nga luksi I veturës, pa zbatuar procedurën standarde, e lejon të kalojë. Kur polici ka konstatuar se për personin ka stop-listë, ai tashmë është në Kosovë. Kjo është konstatuar me video-materialin e kamerave që xhirojnë 24 orë në kufi” – tha Pançe Toshkovski.
Toshkovski tha se kontrolli I brendshëm në polici, konform provave, ka konstatuar se polici kufitar ka bërë vepër penale dhe se po hetohet nëse kjo është bërë me paramendim ose bëhet fjalë për gabim.
Duke komentuar akuzat e LSDM-së se arratisja e Grubit është bërë me marrëveshje me Qeverinë, Toshkovski tha se derisa BDI-ja ka hequr dorë nga Grubi, vetëm LSDM-ja dhe Venko Filipçe nuk e bëjnë të njëjtën gjë dhe se kanë frikë nga Grubi. /tvklan.mk/