Aksion policor në Shkup/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Shutkës

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me prokurorin publik, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, që nga mëngjesi i sotëm ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit objektiv i aksionit janë persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve. Në aksionin policor është arrestuar ish-drejtor i burgut të Shutkës, Filip Andonov- Sokol dhe Sashko Kërstevski, komandant në burgun e njëjtë, i cili para disa muajsh doli në pension. Jo zyrtarisht thuhet se arrestimet kanë të bëjnë me keqpërdorimet e zbuluara në burgun e Shutkës në korrik të vitit të kaluar, kur u konstatua se në qeli mungonin disa të burgosur.

Aksioni është i koordinuar me Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kujtojmë se Policia e Maqedonisë së Veriut, ka kryer një sërë aksionesh në shënjestër të të cilave ishin zyrtar të deritanishëm shtetëror, anëtar të grupeve kriminale dhe persona të tjerë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share