Komuna e Gostivarit ka filluar aksionin për mënjanimin e deponive ilegale në rajonin e komunës duke nisur nga deponia ilegale në afërsi të ish-fabrikës “Silika”, deponive ilegale në afërsi të varrezave në rrugën për në fshatin Debresh si dhedeponitë në afërsi të varrezave në rrugën Balindoll – Turçan i Vogël.
Aksioni për mënjanimin e këtyre deponive ilegale do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Nga komuna, siç përcjell KlanM, bëjnë lutje tek qytetarët dhe bizneset që mbeturinat t’i hedhin në vendet e parapara dhe të mos krijojnë deponi të egra, në të kundërtën do të pasojnë dënime./KlanMacedonia