Policia e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë me aksion të përbashkët policor / Arrestohen dy persona në kufirin me Greqinë – gjendet marihuanë

Në një aksion të përbashkët të policisë maqedonase dhe asaj greke, në vetëm një javë është parandaluar transporti i dytë ndërkombëtar i drogës në kufirin jugor, me vlerë totale prej 200 mijë euro, përcjell KlanM.

“Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale Jugore, në afërsi të vendit të quajtur Vrsnik Bara, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rrethojës me tela në territorin grek, dhe më pas kanë kaluar vetë vijën kufitare”, thonë nga MPB.

Sipas asaj që kumtohet nga MPB, janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe janë konfiskuar 40 kilogramë marihuanë, përcjell KlanM. Arrestimi [sht[ bërë nga policia greke në koordinim me atë të Maqedonisë.

Ky është aksioni i dytë i tillë i përbashkët që nga fillimi i gushtit mes dy forcave policore, njoftojnë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share