Aksion i madh policor në Gërçec të Sarajit, arrestohet Ilaz Muaremi

Sot (29.08.2023) rreth orës 11:40, zyrtarë policorë nga ekipi operativ  Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Antiterrorit “Tigrat”, pas informatave të marra paraprake operative, në afërsi të shkollës në fshatin Gërçec, Shkup, e kanë privuar nga liria Iljaz Muaremin (45) nga fshati Gërçec, i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar nga PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (NKOK) në lidhje me nenin 215 të Kodit Penal të RMV-së me masën e caktuar të paraburgimit prej 30 ditësh.

Muaremi, i cili udhëtonte me motor, ka tentuar të arratiset dhe gjatë kësaj ka goditur një automjet zyrtar të Ministrisë së Punëve të  Brendshme, por shpejt është mposhtur nga zyrtarët e policisë dhe është privuar nga liria. Atij i është gjetur një pistoletë “walter” dhe një kornizë me 15 plumba. I.M. do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share