Aksidentohet rëndë një veturë me targa të Gjermanisë, vdes një person

Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Negotinë – Demir Kapi, ku një veturë me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga.

Nga Ndihma e Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit të Negotinës konfirmuan se një person ka ndërruar jetë, një person i lënduar është transferuar në spitalin e Velesit, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Kavadarit, ku u janë nënshtruar ekzaminimeve.

Zëdhënësi në SPB Veles, Risto Samarxhiev gjithashtu ka konfirmuar informacionet, ndërkaq paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share