Aksidentohet njësiti i Mbrojtjes së afërt të Albin Kurtit

Është aksidentuar njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Albin Kurtit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Kështu kanë mësuar burimet e Indeksonline.

Të njëjtat burime thonë se kryeministri Albin Kurti nuk ndodhej në veturën e aksidentuar.

Ata ishin duke shkuar në Gjilan, për të marrë pjesë në organizimin ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit Alban Hyseni.

Tashmë Albin Kurti ndodhet në atë organizim. /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share