Një përplasje ballë për ballë mes një autobusi turistik dhe një furgoni të blinduar me para të gatshme ka lënë të vdekur 20 persona dhe ka plagosur 68 të tjerë në Afrikën e Jugut.
Automjetet u përplasën në një urë autostrade dhe më pas autobusi u rrëzua në lumin poshtë.
“Tre persona u gjetën të vdekur buzë rrugës dhe 16 poshtë në lumë”, tha kompania paramedikale ER24, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e viktimave poshtë lumit ishin bllokuar nën autobus,” shtoi ai.
Një person ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se zhytësit e policisë po kërkonin gjithashtu në lumin që rrjedh përgjatë autostradës “për njerëz që mund të ishin rrëmbyer”.
Hetimet janë duke u zhvilluar për atë që shkaktoi përplasjen e së hënës në mbrëmje në autostradën në Makhado në provincën Limpopo.