Aksidenti në rrugën e “plastikave”, 2.3 vite burg për 21-vjeçarin nga Shkupi

RRETHANË LEHTËSUESE PRANIMI I FAJIT

 Gjykata e ka shpallur fajtor Shukri Zekirin për aksidentin e trafikut në Rrugën e Plastikave në Shkup që ndodhi para dy muajve, kur goditi një 11-vjecar që ndërroi jetë pas plagëve të marra.

Shukri Zekiri është dënuar me dy vite e tre muaj burg, për shkak se kishte vozitur me shpejtësi të palejueshme prej 76 kilometra në orë dhe ka goditur Manuel Asanovskin, I cili si këmbësor kishte kaluar rrugën ku nuk ka pasur vendkalim. Ai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Babai i viktimës paralajmëroi se do të ankohet ndaj aktvendimit.

“Prisja aktvendim prej 10 vitesh. Kur të humbish fëmijën, dihet si ndjehesh. Askujt nu kia dua këtë. Nëse ka shtet, duhej të kishte gjykim të drejtë” – tha Sebastijan Sanovski, i ati i viktimës.

Edhe pse Zekiri kishte ikur dhe nuk I ka ofruar ndihmë, rrethana lehtësuese ka qenë se ka pranuar fajin, kurse gjykatësja Marija Kletniçka ka theksuar se ai nuk ka qenë i dënuar për vepra penale. Zekirit gjithashtu i ndalohet vozitja e automjeteve në periudhën prej 3 viteve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share