Aksidenti në Leskovc të Serbisë/ Humb jetën gruaja nga RMV-ja, të lënduar dy fëmijë!

AKSIDENTI NË LESKOVC TË SERBISË

Në një aksident të rëndë trafiku afër Leskovcit në Serbi, jetën e ka humbur një e re nga Maqedonia e Veriut. Janë lënduar katër persona, bashkëshorti i viktimës, një grua tjetër si dhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjec.

Bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut që ishin duke u kthyer për pushime në vendlindje, kurse policia ka njoftuar se të aksidentuarit janë edhe shtetas të Sllovenisë.

Sipas mediave serbe, dje rreth orës 18.00 vozitësi kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka goditur gardhin mbrojtës të autostradës.

Babai dhe dy fëmijët janë mjekuar në Spitalin e Leskovcit, por për shkak të lëndimeve të fëmiut 2-vjecar, janë transferuar në Qendrën Klinike në Nish./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share