MPJ: AMBASADA E ITALISË NË KONTAKT ME FAMILJET E VIKTIMAVE
Komuna e Makedonska Kamenicës ka shpallur tre ditë zie pas vdekjes së bashkëqytetarëve të tyre në aksidentin tragjik në Itali, njofton KlanM.
Në këtë aksident në qytetin Nica Monferato, në provincën italiane Asti – pjesë e rajonit Piemont, humbën jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas Italian.
Nga Makedonska Kamenica, sic njofton KlanM, humbën jetë 33 vjeçari Z.S, nga fshati Sasa 31-vjeçari A.K dhe 30-vjeçari V.I nga fshati Pekljani – Vinicë.
“11, 12 dhe 13 prilli do të jenë ditë zie për të nderuar bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin në Itali. Këta të rinj dhe njerëz shembullor gjithmonë do të jenë mes nesh. Komuna do të jetë pranë familjeve” – thonë nga Komuna e Makedonska Kamenicës.
Mediat maqedonase, sic percjell KlanM, kanë publikuar emrat e viktimave të aksidentit. Bëhet fjalë për Andrej Kitanovskin, Slatko Stoilovskin dhe Vlatko Ilievin. Sipas tyre, bëhet fjalë për punëtorë sezoni, kurse njëri prej tyre kishte shkuar para dy javësh për të pounuar në Itali.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se përfaqësues të konsullatës dhe Ambasadës në Italy tashmë janë në kontakt me familjet e viktimave dhe do të jenë në dispozicion për asistencë lidhur me transportin e trupave të pajetë nga Italia.