Aksidenti i tmershëm mbrëmë në Shkup, ndërron jetë 25-vjeçari i cili ishte këmbësor që u godit nga njëra veturë

Një i ri 25 vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës. I cili ishte këmbësor i goditur nga njëra veturë.

“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 është raportuar se në Shkup në rrugën “Sllovenasja” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O.(39) nga Shkupi dhe një veture “Mercedes” me targa italiane, i drejtuar nga A.S.(41) nga Shkupi, pas çka vetura Mercedes ka goditur këmbësorin M.V. (25) nga Shkupi. Pas aksidentit, këmbësori është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe pasagjerja e tij M.O.(28) nga Shkupi kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi A.S. ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori””, thonë nga MPB

Lexo gjithashtu
Total
0
Share