59 persona përfunduan në spital, policia shoqëron drejtuesit e mjeteve
10 të vdekur dhe 59 persona të lënduar. Ky është bilanci i një aksidenti zinxhir që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sakarja, në autostradën Marmaraja Veriore në Turqi.
Sipas autoriteteve në aksident u përfshinë 7 mjete, 3 autobusë, 1 kamion dhe 3 makina. Fillimisht janë përplasur një makinë dhe kamionin e më pas në ngjarje u përfshinë edhe 3 autobusët.
Mësohet se udhëtarët që ndodheshin në një prej autobusëve po ktheheshin nga një ceremoni mortore.
Nga përsonat që përfunduan në spital disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mjegulla në rrugë dhe errësira.
Pas ngjarjes policia shoqëroi 6 nga drejtuesit e mjeteve ndërsa njëri prej tyre është ende nën kujdesin e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë bllokoi për rreth 9 orë kalimin në autostradën Marmaraja Veriore.
Klan News