Aksident tragjik / Vdesin prindërit, plagosen 2 fëmijët e mitur në Greqi

Një aksident tragjik ka përgjakur rrugët e Greqisë këtë të mërkurë. Mediat greke raportojnë se një makinë me të cilën udhëtonte një familje prej 4 anëtarësh është përplasur me një kamion në autostradën Selanik-Serres.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy prindërit 49 dhe 45 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy djemtë, 10 dhe 12 vjeç.

Raportohet se familja është nga Rumania.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy fëmijët e plagosur u dërguan me urgjencë në spital. 12-vjeçari është në gjendje të rëndë, ndërsa vëllai i tij 10 vjeç ka dëmtime më të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasjen e fortë me kamionin e dëshmon edhe gjendja e makinës, që është shkatërruar tërësisht.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia greke.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share