Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar, lëndohet i ati

18-vjeçari shqiptar nga Kosova, Admir Hoti ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Portogruaros të Italisë e po ashtu është plagosur i ati i tij, pasagjer në makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se asfalti i lagësht ka qenë shkaku që i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës.

Në aksident janë përfshirë 2 makina, “Fiat Grande Punto” e cila drejtohej nga 18-vjeçari shqiptar dhe një “Chevrolet” që po udhëtonte në drejtim të kundërt me “Fiatin”.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, makina tip “Fiat” me të cilin udhëtonin i riu shqiptar së bashku me babain e tij pasagjer, është ndarë më dysh.

Shoferi i “Chevrolet” ishte bllokuar brenda makinës, ndërsa 18-vjeçari shqiptar dhe babai i tij që ndodhej në sediljen e pasagjerit, kishin humbur ndjenjat. Fatkeqësisht për të riun, mjekët nuk mund të bënin asgjë.

“Il Gazzettino” shkruan se si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë edhe 2 persona të tjerë.

Policia italiane po heton rrethanat e aksidentit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share