Aksident tragjik afër Tabanocit | Humb jetën gruaja nga Kumanova

Një aksident i rëndë mes tre veturash ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Kumanovë – Tabanoc, rreth dy kilometra nga vendkalimi kufitar, përcjell KlanM.

Në aksident, siç njoftojnë nga MPB, janë përfshirë nja automjet i tipit Volkswagen Polo me targa të Kumanovës, në Volkswagen Golf me traga të Shkupt dhe një Opel Insigna me targa serbe.

Nga plagët e marrë në vendngjarje, siç përcjell KlanM, ka ndërruar jetë 49 vjeçarja L.T nga Kumanova, bashkëudhëtare e 24 vjeçarit B.T që drejtonte veturën VW Polo nga Kumanova. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët nga Ndihma e Shpejtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me lëndime të rënda kanë përfunduar në spital edhe shoferët nga Shkupi dhe Kumanova B.P (45) dhe B.T, ndërsa shoferi 49 vjeçar nga Serbia gjithashtu ka marrë lëndime, por më të lehta.

Në vendngjarje kanë dalur ekipet nga SPB Kumanovë dhe prokurori kompetent, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share