Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me disa automjete. Aksidenti ka ndodhur pranë urës së ish-bllokut.
Të paktën 5 makina janë përfshirë në aksident, së bashku me autobusin e Unazës.
6 qytetarë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa zona e aksidentit është rrethuar nga autoritetet.
Ndërkohë, gazetarja e Tv Klan Dorina Halili ka raportuar nga vendngjarja se asnjë prej shoferëve të të gjitha automjeteve të përfshira në aksident nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ndërkohë që dinamika e aksidentit masiv vijon të jetë e paqartë.
Në vendngjarje kanë shkuar drejtues të lartë të policisë, si dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.