Aksident në mes tre automjeteve në Strazhë, lëndohet një person

Sot paradite ka ndodhur një aksident në komunikacion në afërsi të Strazhës.

Në aksident janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar.

“Sot (02 -shkurt) rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident komunikacioni nç mes të tre automjeteve mallrash (fugona): “Iveco” me targa të Prilepit të drejtuara nga 46 vjeçari R.B. nga Prilepi, një “fiat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe “Pezho”, po ashtu me targa të Shkupit i drejtuar nga 38-vjeçari I.A. nga Shkupi. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi i mjetit “Pezho” I.A., i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë kryer këqyrje, ku për shkak të aksidentit, trafiku është ndërprerë në të dy drejtimet nga ora 9 deri në ora 10:00” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share