Aksident masiv në Egjipt/ Humbin jetën 32 persona, 60 të tjerë u plagosën

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti zinxhir në Egjipt.

Aksidenti ka ndodhur në provincën Beheira, rreth 132 km në veri të kryeqytetit Kajro.

Dyshohet se rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë ka shkaktuar rrëshqitjen dhe përplasjen e disa automjeteve që më pas kanë marrë flakë.

Aksidentet rrugore në Egjipt janë të shpeshta, teksa sipas OBSH-së rreth 12,000 njerëz humbin jetën cdo vit prej tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share