Ministria e Punëve të Jashtme njofton se një person ka ndërruar jetë nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në Kozle të Shkupit gjatë mbrëmjes së djeshme.
Rasti në polici është raportuar rreth orës 20:47 minuta, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete që po drejtohej nga një i mitur, i cili sipas MPB-së ka ndërruar në vendin e ngjarjes.
“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes automjetit të pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.Gj.(37) nga Shkupi, veturës “Mini Cooper” me targa të Shkupit që po drejtohej nga P.Z.(53) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi. Policia ka kryer hetime së bashku me prokurorin publik, sipas urdhrit të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.