Aksident i rëndë me motoçikletë , ndërron jetë një 48-vjeçar

Një motoçiklist 48-vjeçar nga Kavadari ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Sipas MPB-së, i njëjti ka humbur kontrollin e motoçikletës.

“Më datë 18.02.2024, në ora 12:20, në DPB Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Kavadar – Moklishtë, në dalje nga fshati Vatashë i Kavadarit, një motoçikletë “Hamachi” me targa të Kavadarit, që po drejtohej nga L.S.(48) nga fshati Vatashë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda motoçiklisti, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit dhe më pas është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku më vonë ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share