Akademia Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë”/ Fronti Evropian: RMV-ja nuk ndërtohet duke hequr misionartët e duke marrë vazalët!

AKADEMIA SOLEMNE “25 VJET – KOSOVA E LIRË”

Marrëveshja e Ohrit është kundër vazalitetit, kundër mbivotimit – tha lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas tij, harmonia midis Maqedonasve dhe Shqiptarëve, mund ta mbajë në këmbë këtë vend. Ahmeti ishte I prerë – shteti nuk ndërtohet duke marrë vazalët e duke hequr misionarët.

“Marrëveshja e Ohrit është kundër vazalitetit është kundër mbivotimit është për barazi të drejtë dhe postulat e kemi pasur dhe e kemi Marrëveshjen e Ohrit. Veç se tani na kanë sjellë në situatë që më zëshëm ta themi – ne do e avancojmë këtë marrëveshje sepse kështu e parashikon edhe marrëveshja në moment që komuniteti ka kërkesa të mëtejme mund të futen në Marrëveshjen paqësore të Ohrit”, tha Ahmeti.

Kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, nuk ka dyshim se do të realizohet vullneti I qytetarëve. Ai tha se Fronti do të bëjë dialogun, por sipas tij, edhe dialogu ka kufij.

“Apeli im në zërin e të gjithë njerëzve, 140.000 njerëz kanë votuar që Fronti Evropian të jetë përfaqësuesi legjitim I shqiptarëve dhe të tjerëve do të realizohet. Ne do të kemi durimin tonë që të bëjmë dialog, mirëpo dialogu ka kufij, dialogu për ata të cilët mendojnë se mund të zgjasë pakufi, e kanë shumë gabim siç ata mundohen që veprimet e tyre t`i legjitimojnë në mënyrë jo-legjitime, të njëjtën do ta bëjë edhe Fronti”, tha Thaçi.

Rasti I Kosovës, sipas Ilire Dautit nga ASH-ja, është shembulli I mirë, që Maqedonia e Veriut të marrë leksione për demokracinë dhe të drejtën e vendosjes.

“Do sugjeroja sot nga këtu që Maqedonia e Veriut të mësojë nga historitë e vendeve ku u shkel liria, barazia, e demokracia sepse mungesa e lirisë mes tjerash do të thotë edhe ndrydhje e veprimtarisë politike dhe shoqërore që lidhet edhe me të drejtën e vendosjes për vetveten”, tha Dauti.

Kreu I Lëvizjes “Populli” Skender Rexhepi Zejdi, përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës, e lidhi me një “betejë” tjetër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – atë të legjitimitetit.

“Ashtu siç u çlirua Kosova 25 vite më herët, 25 vite më vonë prej sot fillon çlirimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nga shkelja e dinjitetit nga shkelja e legjitimitetit nëpërmjet vazalëve dhe nëpërmjet nacionalizmit maqedonas. Andaj uroj që një qështje e tillë do të vijë shumë shpejtë në shprehje”, tha Zejdi.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm nuk u harruan partnerët strategjik të shqiptarëve. Arjanit Hoxha bëri thirrje që me fanatizëm të ruhen lidhjet miqësore me SHBA-të dhe NATO-n.

“Çlirimi i Kosovës dhe më vonë pavarësimi i saj ishte një momentum që neve shqiptarëve gjithandej na bëri të lidhim aleancën më të rëndësishme historike me partnerin tonë kryesor, SHBA- në, dhe me NATO-n. Prandaj e kemi obligim që këto lidhje miqësore t`i kultivojmë dhe t`i ruajmë me fanatizëm, sepse janë udhërrëfyes kryesor I cili na drejton drejt vlerave perëndimore, civilizim, të cilin shekuj më parë e kemi ndërtuar vet ne si komb”, tha Hoxha

Këto komente krerët politike të Frontit Evropian I bënë në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” në Shkup, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share