Ekziston vetëm një Akademi e Shkenvës dhe Arteve dhe ky është qëndrimi I VMRO-DPMNE-së, Qeverisë dhe Akademikëve. Në këtë mënyrë Kryeministri Mickoski e ka komentuar nismën për Akademinë Shqiptare që do të financohet nga katër komunat që udhëhiqen nga koalicioni VLEN. Kategorik kundër Akademisë Shqiptare është shprehur edhe lideri socialdemokrat, Venko Filipçe. Sipas tij, vendit nuk I duhen ndarje etnike në shkencë.
Kryeministri Hristijan Mickovski dhe lideri I opozitës Venko Filipce njëzëri kanë kundërshtuar iden për formimin e Akademis Shqiotare të Shkencës në Maqedonin e Veriut. Reagimet e tyre vijnë pas takimit të djeshëm në Tetovë të krerëve të komunave nga koalicioni Vlen që paralajmëruan se me buxhetet e tyre komunale do të finansojnë themelimin e e kësaj Akademije e cila për momentin funskionon si shoqatë joqeveritare.
Në Maqedoni ekziston një Akademi e Shkencave dhe e Arteve, ky është qëndrimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE-së dhe akademikëve nga grupet e ndryshme etnike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, por për projekte infrastrukturore, si shkollat e reja, kopshtet, bulevardet, sallat sportive, parqet dhe të krijohen kushte për të rinjtë, maqedonas dhe shqiptarë dhe të tjerët që janë larguar të kthehen sërish në vend”, tha kryeministri Mickovski
Paraprakisht sot reagoi edhe lideri I LSDM-së Venko Filipce I cili e ka kundërshtuar asgpër iden e themelimit të Akademisë Shqioptare të Shkencës , duke potencuar se është kundër ndarjeve etnike në shkencë.
VENKO FILIPÇE
“Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Ekziston një precedent për krijimin e institucioneve “etnikisht të pastra”, dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga akademikët aktualë. LSDM nuk do të përkrah asnjë paralelizëm në institucione. Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë.Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja hesht ndaj kësaj ideje dhe kështu e aprovon. LSDM do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që duhet ta financojnë këtë projekt”.
Edhe kryeministri Mickoski tha se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk e kanë ndërmend të votojnë një buxhet të tillë ku do të parashihen mjete për Akademin Shqiptare të Shkencave.
Kanë reaguar sot edhe nga BDI.
FATON AMETI – BDI
“Me atë formë që dje u paralajmrua dhe forma që më herët propagoheshte ka një dallim si nata me ditën është devalvuar një akademi e paralajmrume nga niveli I akademisë në nivel të një organizate joqeveritare dhe mendoj se nuk vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla të cilat devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare qështjen e akademisë. Nuk jemi pjesë e planeve dhe pjesë e projekteve të tilla”.
Kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit, nga koalicioni qeverisës “VLEN”, dje kanë paralajmëruar mbështetje nga çdo aspekt i mundshëm, para së gjithash financiar, për Akademin Shqiptare të Shkencave. /tvklan.mk