“Akademia e futbollit Dardanët” organizoi turneun e 14-të

Sot akademia e futbolli Dardanët nga Tetova, organizoi turneun e 14 me rradhë për nderë të 28 nëntorit, për grupmoshat e ndryshme, duke filluar nga gjenerata e vitit 2012 deri 2018.

Përndryshe Akademia e futbollit Dardanët, siç njofton Klan M, si shkollë futbolli vepron tash e 20 vjet në qytetin e Tetovës.

“Sot akademia e futbollit Dardanët organizon turneun e 14-të me radhë për hirë të festave të nëntorit për gjeneratat 2013 deri në 2016 ku do të ndahen edhe disa medalje që të mbesin si kujtim për këto gjenerata që kur të riten të kujtojnë se kanë marrë pjesë si futbollist te akademia Dardanët” – tha Sherif Hamiti.

Përdryshe, siç shprehen drejtuesit e kësaj akademie, tashmë nga grupmoshat e kësaj shkolle futbolli kanë dalë emra të rëndësishëm të futbollit vendor dhe më gjerë, gjë që flet për përkushtimin në punë si të drejtuesve poashtu edhe të fëmijëve.

Kjo akademi udhëhiqet nga dy trajnerët Islam Ibrahimi dhe Sherif Hamiti që nga fillimet e saj./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share