Kënga e re nuk pati reagime pozitive për shkak të lidhjes së saj të dashurisë
Nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i këngës së re të Ariana Grandes dhe duket se impakti nga fansat nuk ka qënë shumë pozitiv. Shkak për këtë është bërë teksti i këngës në të cilën këngëtarja ka dashur të shprehë reagimin që mori pasi filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, duke u thënë fansave të saj të merreshin me punët e tyre.
Megjithatë, fansat iu përgjigjën 30-vjeçares, në rrjetet sociale përmes komenteve për lidhjen e saj të dashurisë e cila besohet se nisi përpara se Slate të ndahej nga bashkëshortja e tij.
“Ajo shkatërroi një familjeje, tani ajo dëshiron të luajë viktimën”-është një nga komentet e shumta në rrjetet sociale drejtuar artistes.
Pavarësisht nga ajo që besojnë fansat, nuk ka asnjë provë të fortë që tregon se Grande mund të këtë çuar në ndarjen e Slater me ish-partneren e tij me të cilin ka edhe një fëmijë.
Klan News