“Ajo që është në kojshi, vjen edhe në shtëpi” – Ali Pajaziti: Të jemi të gatshëm, mos na ndodhë “Beogradi”

Trishtuese dhe tmerruese i cilësoi sociologu Ali Pajazit ngjarjet në Beograd, ndërsa vlerësoi se ngjarje të tilla edhe pse nuk kanë ndodhur tek ne, janë shenja që na paralajmërojnë se mund të ndodhin edhe tek ne.

“Rastet e fundit në Beograd dhe Mlladenoc janë pjesë e shoqërisë informatike të shoqërisë së alarmit dhe panikut. Gjendemi në një periudhë të të rinjve që janë pranë ‘display’-it, ‘on screen’ të cilët vazhdimisht duke konsumuar elemente të ndryshme të zbavitjes dhe argëtimit janë në kontakte të përditshme me atë që quhet violencë dhe dhunë virtuale. Nga dhuna virtuale, dalëngadalë ose hap pas hapi ato vijnë dhe kalojnë tek një fazë kur tek ata krijohet një psikozë ose bindje e tyre që atë që e shohin në ekranet e tyre, ta shprehin në këtë mënyrë katastrofike, që është alarmante, trishtuese dhe tmerruese”, tha mes tjerash sociologu Pajaziti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share