Ajdini: Kërkesat e opozitës në Kosovë janë joreale

Gazetari Ilir Ajdini ka thënë se opozita në Kosovë ka kundërshtuar bisedimet që do të zhvillohen këtë fundjavë në ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit. kërkesat e opozitës në Kosovë, sipas ajdinit janë joreale dhe e quan si presion politik ndaj Kurtit dhe qeverisë.

“Kërkesat e partive opozitare që në këto bisedime në Ohër duhet të ndodhë njohja e ndërsjellë,  janë joreale dhe ata e dinë këtë, por e shfrytëzojnë si presion politk. Vetëm AAk e Ramush Haradinajt i jep mbështetje qeverisë në këto bisedime në lidhje me propozimin franko-gjerman”, deklaroi gazetari Ilir Ajdini i angazhuar me punë në Prishtinë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share