Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në Brescia të Italisë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një shqiptar. Ai ishte pasagjer në një automjet që u përplas me një furgon.
Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur një 55-vjeçar, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Sipas informacioneve të deritanishme, makina e cila po udhëtonte drejt Iseos u përplas me furgonin që vinte në drejtim të kundërt.
“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, tha një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të furgonit. Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte. /tvklan.al