Kreu i integristëve, Ali Ahmeti në fjalimin e tij vjetor komentoi edhe deklaratat e fundit të disa partive maqedonase kundër BDI-së.
“Dua të citoj Rusveltin ‘të vetmen gjë që duhet të ia kemi frikën, është vetë frika’, BDI frikën e ka vrarë, BDI është paraqitur guximshëm me projektet me vizionet që i ka, dhe të gjitha ata që i thash më sipër, nuk kanë nevojë as partitë politike maqedonase, as grumbullimet tinzare që bëhen se si të luftohet BDI, unë u them të gjithë atyre, sa më shumë që grumbullohen, aq më shumë rritet BDI. Por ama nuk duhet frksuar se ne të ardhmen e kemi në Evropë, nuk duhet friksuar për ndryshimet kushtetuese që na presin. Nuk duhet friksuar në projektimet që bëhen si në infrastrukturë”, tha mes tjerash Ahmeti.