Ahmeti: Prej vitesh kërkojmë “veting”, nga pushteti lokal deri tek ai qendror

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas përfundimit të mbledhjes maraton të kryesisë së kësaj partie, në përfundim të saj ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. I pyetur për reagimin e ambasadores së SHBA-së mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ahemti u shpreh se reagimi i saj ka qenë shumë parimor.

Ai tha se për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share