KOVAÇKI I VMRO-DPMNE-së: ALI AHMETI KRYEMINISTËR NË HIJE”
Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Traktati I Miqësisë me Bulgarinë janë linja të kuqe dhe nuk kanë alternativë. Ky është qëndrimi I prerë I Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti rreth nismës së VMRO-DPMNE-së për organizimin e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë të vitit 2017.
“BDI është I prononcuar dhe I reshtuar drejtë që do të thotë se ka “vija të kuqe”. Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë – nuk kanë alternativë, vetëm zbatueshmëri. Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe t`i respektojmë marrëveshjet e arritura” – deklaroi Ali Ahmeti.
Kësaj deklarate për “linjat e kuqe” të liderit të BDI-së, përmes një postimi në Facebook I është kundërpërgjigjur deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki. Ai, Ali Ahmetin e quan, Kryeministër në hije të Maqedonisë së Veriut.
“Nëse dikush deri tani ka pasur dilema se si duhet të veprojë lidhur me referendumin, pa marrë parasysh nëse është shqiptarë apo maqedonas, pas kësaj deklarate të Ali Ahmetit, me siguri e din se si duhet të veprojë” – ka shkruar deputeti I opozitës maqedonase duke shtuar se orientimi i vërtetë i vendit është i kundërt me orientimin e Ali Ahmetit. /KlanMacedonia/