Ahmeti: Me Bujarin për president ”Jo Rusisë, Po Evropës”!

ZGJEDHJET 2024

Rusia po troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë tonë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend – tha kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, duke ju drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi.

Sipas Ahmetit, Rusia është prezente në partitë politike, në mediat, në shoqërinë civile, në ekonomi, në infrastrukturën kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lideri i BDI-së, shprehet se është gati t`i prijë betejës së fundit dhe vendimtare për bashkim dhe integrim.

Prandaj, si asnjëherë më parë, ju ftoj që të bëhëmi bashkë, ju dhe ne, bashkë me të gjithë të tjerët, dorë për dore, sup më sup, krah më krah, ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme deri tek fitorja e madhe dhe të themi bashkarisht njëzëri: JO RUSISË, PO EUROPËS! – tha Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unifikimin e faktorit politik, sic tha, për ndryshimin e Kushtetutës, por edhe që Kuvendi të zgjedh Presidentin dhe Zv/Presidentin e vendit. Ndryshimet kushtetuese janë “vija e kuqe” për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për t`i luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tone” – deklaroi Ali Ahmeti.

Teksa bëri publike Ministrin aktual të Jashtëm, Bujar Osmanin, si kandidatin e BDI-së për zgjedhjet presidenciale, Ahmeti tha se Bujari ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual” – tha Ali Ahmeti.

Pa e rrumbullaksuar këtë proces, Ali Ahmeti tha se puna e tij nuk ka përfunduar. Shprehet I gatshëm për t`I dalë zot edhe kësaj sfide për të rrumbullaksuar rrugëtimin e përbashkët.

“Na zgjatni dorën, na jepni fjalën, ta lidhim besën edhe këtë herë sepse nuk do t’ju zhgënjejmë! Ju e dini se Unë e mbaj fjalën!” – tha Ahmeti. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share