Ahmeti: Ky Front nuk është i përkohshëm, por afatgjatë për t’i realizuar edhe ato gjëra që na kanë mbetur

Edhe një parti tjetër turke ju bashkua Frontit Europian. Bëhet fjalë për Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si nismëtar i Frontit Europian, sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me përfaqësuesit e kësaj partie, Salih Murat dhe Syleyman Baki.

Ahmeti tha se ky Front i përbashkët do të përpiqet për barazi të plotë për të gjithë, sado që të vogël të jenë komunitetet në këtë vend, Ai poashtu tha se se ky bashkim rreth këtij fronti nuk është i përkohshëm por afatgjatë, për t’i realizuar edhe ato gjëra që kanë mbetur pa i bërë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ky vend është i madh edhe për të vegjlit. Një demokraci e përparuar së pari përkujdeset për komunitetet e vogla. Sepse komunitetet e vogla janë ata që e ndërtojnë lojalitetin ndaj shtetit”

“Ta realizojmë qëllimin tonë të përbashkët që këtë shtet, ta integrojmë në BE, dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë të forcojmë demokracinë e vërtetë që brezat që vijnë të mos kenë punë e përpjekje se si të avancojnë të drejtën e tyre në shtetin e tyre”, deklaroi Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share