Ahmeti: Franca dhe Gjermania mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, me hasmëri s’jetohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komentoi edhe situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti thotë se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share