Agon Elezi vazhdon karrierën në Bochum të Bundesligës

Futbollisti shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi nga dita e sotme është transferuar te skuadra e Bundesligës  Bochum

Elezi  sot ka kaluar kontrollet mjekësore, pas të cilave edhe ka firmos kontratë me  ekipin  gjerman Bochum, sipas informative ai ka mundësi që të debuton që në fundjavë kur skuadra e tij takohet me Augsburgun.

Sipas  orarit të kampionatit të Bundesligës  më 2 mars do të zhvillohet  ndeshja  mes Bochum  ku tanimë është edhe Agon Elezi  dhe  ekipit të Leipzig-ut  ku luan edhe futbollisti Elif Elmaz

Shkupjani Agon Elezi në karrierën e tij ka luajtur për Varazhdinin, Skënderbeun dhe Shkupin.

Bochum aktualisht është në vendin e 14-të në Bundesligën gjermane dhe vetëm tre pikë e ndajnë atë nga vendi i nëntë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share