Përfaqësuesja A e Maqedonisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore në Antalia të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22 mars) dhe Malit të Zi (25 mars) në stadiumin “Mardan” të Antalisë.
Përfaqësuesja sot do të jetë në përbërje të plotë me ardhjen e Bojan Dimoskit në orët e pasdites.
Reprezentuesi Agon Elezi, beson se në ndeshjet e ardhshme nuk ka rëndësi vetëm loja e ekipit tonë, por edhe rezultati i ndeshjeve.
“Jam i kënaqur dhe i lumtur që sërish jemi bashk në grumbullim me ekipin përfaqësues. Na ka munguar kjo atmosferë që e kemi pasur në grumbullimet e fundit. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse janë miqësore, por ne nuk i marrim ashtu. Për ne janë si të jenë ndeshje kualifikuese, sepse kur luan për përfaqësuesen të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Presim që të jenë sfida të mira, kundër ekipeve shumë të mira që janë si Moldavia dhe Mali Zi, të cilat kishin paraqitje shumë të mira në eliminatoret për Europian. Dhe për ne kjo do të jetë shumë e mirë për të njohur njeri tjetrin më shumë dhe për atë që na pret në muajin shtator në fillim e Ligës së Kombeve” .