Naçe Çulev nuk ka marrë dorëheqje nga Agjencia për Inteligjencë, ai është suspenduar nga puna që nga 8 qershori 2022, thuhet në përgjigjen e Agjencisë në pyetjen e MIA-së lidhur me njoftimin e sotëm të ish-ministrit teknik të Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Agjencisë, që pas 25 vitesh shërbimi nuk është më pjesë e sistemit të sigurisë.
“Më 8 qershor 2022, Naqe Çulev është suspenduar nga puna. Shkak i pezullimit është bërë vendimi i marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili rregullon çështjet që lidhen me certifikatën e sigurisë. Nace Çulev deri më tani nuk ka marrë dorëheqje nga Agjencia. Me këtë Agjencia për Inteligjencë konstaton se Naqe Çulev po manipulon opinionin, thuhet në reagimin e Agjencisë.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka bërë të ditur në rrjetet sociale se pas më shumë se 20 vitesh nuk është më pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ajo që për të gjithë ne është patriotizëm për këtë qeveri tradhtare është ekstremizëm dhe radikalizëm. Regjimi hibrid i udhëhequr nga LSDM po e shkatërron shtetin me të gjitha forcat, po godet profesionistët, po përpiqet të demotivojë patriotët dhe të partizojë institucionet. Pas më shumë se 25 viteve të kaluara në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të Maqedonisë, pa fajin tim, me keqardhjen time, nuk jam më pjesë e sistemit të sigurisë”,
Regjimi kriminal që drejton qeverinë dhe fatkeqësisht drejton vendin me të gjitha forcat e tij, më ka goditur mua dhe integritetin tim profesional, ka shkruar mes tjerash Çulev.
Unë do të vazhdoj të jem i njëjti Naqe Çulev – njeriu që e do pa masë vendin e tij dhe do të kontribuojë profesionalisht në përparimin dhe zhvillimin e tij. Qoftë e përjetshme Maqedonia për ne, ka shkruar Çulev.