Agjencia e OKB nën akuzë për mbështetjen e Hamas

Ndërpriten fondet, nis hetimi pas denoncimit të Izraelit

Izraeli akuzon Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë se kanë ndihmuar Hamasin në sulmet që ndodhën më 7 Tetor 2023.

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i fundit që ka ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “e tmerruar” nga akuzat e bëra nga Izraeli.

SHBA, Australia, Italia, Kanadaja dhe Finlanda pezulluan më herët fondet shtesë për agjencinë e OKB-së e cilua u krijua në vitin 1949,  dhe është agjencia më e madhe humanitare që vepron në Gaza.

Ofron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihmë të tjera humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri. Kjo Agjenci e OKB-së ka përdorur objektet e saj në të gjithë Gazën për të strehuar qindra mijëra civilë të zhvendosur.

“Ata kanë një sindikatë që kontrollohet nga Hamasi dhe mendoj se është koha që OKB-ja të hetojë këto lidhje midis UNRWA dhe Hamasit”, deklaroi këshilltari i Kryeministrit Netanjahu.

Një hetim i brendshëm ka filluar pas akuzave të Izraelit, ndërsa para se të përfundojë hetimi i plotë ka nisur edhe vala e shkarkimeve brenda stafit.

Drejtuesi i kësaj organizate, Philippe Lazzarini, tha se çdo person që zbulohet se ka qenë i përfshirë në “akte terrori” do të mbaëj përgjegjësi.

Kanë qenë edhe dëshmitë e pengjeve izraelite të cilët pas lirimt thanë se kishin qëndruar për disa kohë në shtëpitë e pjestarëve të agjencisë së OKB në Gaza.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share