Agim Jonuz: Një retorikë e dështuar dhe nevojë për 300 ditë, Bashkim Selmani: 100 ditë të trishtimit!

100 ditë për këtë qeveri janë pak , janë 100 ditë trishtimit dhe dështimit, këshu kanë komentuar analistët duke vlersuar punën e qeverisë VMRO DPMNE – VLEN.

Sipas analistit Agim Jonuz për këtë qeveri edhe 300 ditë janë pak. Ai ka shtuar se kjo qeveri ka bërë shumë fjalë e pak punë .

AGIM JONUZ – ANALISTI POLITIK

Rezultati i 100 ditëve të para është absolutisht relativ. Kështu që po, mendoj se të gjithë duhet patjetër të mbyllin gojën, të përmbushin premtimet që kanë bërë para se të vinin në pushtet dhe të fillojnë me punë. Situata në Maqedoni është tepër e rëndë dhe tragjike. Maqedonia për momentin është jofunksionale në të gjitha nivelet e mundshme. Politika siç praktikohet është një shabllon i pastër retorik që diçka do të ndryshojë. Për momentin jo vetëm që nuk ndryshon asgjë, por nuk shohim fare aktivitet.

Jonuzi paralajmëron se nëse kjo situatë vazhdon, pavarsishtë kush do të jetë në qeveri do të përballet me të njëjtin fat, duke e vendosur Maqedoninë në një pozitë të rrezikshme.

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se me këtë qeverisje të re, shqetësimet janë të mëadhe, duke vequar ritjen e nacionalizmit agresiv në qeverisje.

 Sipas Selmanit, qeveria aktuale ka arritur të shfaqet përmes një retorike nacionaliste, duke i dhënë prioritet interesave të maqedonasve dhe duke e përdorur sintagmën “të kthejmë Maqedoninë maqedonasve”.

BASHKIM SELMANI – PROFESORI UNIVERSITAR

Si cdo qeveri tjeter në të kaluarën nëse bëhet një krahasim do të shofim se kjo qeveri ariti të vij në shprehje nëpermjet nacionalizmit agresiv, duke u ja dhënë autorsin maqedonasve dhe vetë sintagma e tyre ishte tu a kthejmë maqedoninë maqedonasve. Kjo krioj një shqetësim për qytetarët sepse fillimisht ariti që nacionalizmi maqedonas të veproj edhe nëpërmje institucioneve dhe ai nacionalizëm I parapremtuar para elektoratit maqedonas bërë që e njejta të reflektoj edhe në aspektin institucional, duke filluar nga presidentja, kryeministri poashtu edhe shkarkimet e punonjësve shqipëtarë.

Një nga shqetësimet kryesore që përmendet është borxhi publik, i cili, sipas Selmanit, është një problem thelbësor për qytetarët, që duhet të kthejnë mesatarisht nga 3,500 deri në 5.000 euro për kokë banori.

Ai paralajmëron se nga viti 2025 do të fillojë kthimi i borxhit bazë të kredive, duke përkeqësuar më tej situatën financiare të qytetarëve.

Në përfundim, analiza e Selmanit e përshkruan periudhën e fundit si “100 ditë të trishtimit” për qytetarët e RMV-së, duke theksuar se qeveria ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe se agresiviteti dhe turbulencat brenda institucioneve janë në rritje.

Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm nga organet e sigurisë dhe një qasje më serioze për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share