Agim Ibraimi ndahet me Dinamon, a do mbetet mbetet sërish në Superligë?

Njëri ndër futbollistët më të mire shqiptarë, tetovari Agim Ibraimi nuk është më një futbollist i Dinamos. Sipas “Newsport.al” mëson se 33 vjeçari dhe skuadra nga kryeqendra shqiptare kanë prishur me marrëveshje kontratën, me tetovarin që tanimë është i lirë për të zgjedhur tjetër ekip.

Agim Ibraimi kishte kontratë edhe dy vite të tjera me Dinamon e Tiranës, erdhi si një përforcim i madh në sezonin e kaluar por ja që nuk arritën të mbijetojnë në Superligën shqiptare, ndaj duke pasur parasysh karrierën e tij, por edhe ambiciet e Ibraimit, drejtuesit e Dinamos nuk u bënë pengesë për kapitenin e tyre, duke e lënë të lirë që të kërkoj skuadër të re.

Mbetet që Dinamo të konfirmojë zyrtarisht “divorcin”, me Kukësin që hidhet në sulm.

Për Agim Ibraimin ishte ky sezoni I dytë në kampionatin shqiptar. Së pari në sezonin 2020/2021 me ekipin e KUkësit nga gjithsej 37 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, kishte realizuar 17 gola dhe kishte bërë 6 asiste.

Ndërsa me fanellën e Dinamos, Agim Ibraimi zhvilloi plotë 42 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar 11 gola dhe 5 asist

Mbetet dilemma ku do të luaj Agim Ibraimi, në Superligë, a;po dikund tjetër?

Lexo gjithashtu
Total
0
Share